Arif Yusuf,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
22 nëntor 2015•Përditësim: 23 nëntor 2015
MUSUL (AA) - Njoftohet se sulmet e DAESH-it ndaj Peshmergëve në afërsi të regjionit Sinjar të Irakut janë zmbrapsur dhe janë vrarë 12 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Peshmergëve, Shirazad Zahuli në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se autokolona e DAESH-it e cila është identifikuar duke u drejtuar drejt forcave Peshmerge, është goditur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të.
Zahuli i cili theksoi se në operacione janë neutralizuar 12 militantë dhe janë shkatërruar 3 automjete të armatosura tha se: "Këto sulme të DAESH-it janë tregues se kanë humbur fuqinë. Është një veprim i dëshpëruar. Qëllimi i vetëm është që të tregojë praninë tyre në teren".
Forcat Peshmerge më 12 nëntor e kanë çliruar nga DAESH-i rajonin Sinjar, kut jetojnë Jezidët Kurd, me ndihmën ajrore të aeroplanëve të forcave të koalicionit, që ishte nën kontrollin e DAESH-it që nga 3 gushti i vitit 2014.