Suhayb Abdullah Hocalar
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
NEW DELHI (AA) - Si pasojë e shembjes së një ure e cila ishte në fazën e rindërtimit në Indi kanë humbur jetën 10 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve ANI, fatkeqësia ka ndodhur në kryeqytetin e shtetit Bengali Perëndimor, Kalkuta, në lindje të vendit.
Theksohet se në aksident jetën e kanë humbur 10 persona, ndërsa rreth 150 persona ende kanë mbetur nën rrënoja.