Muhammed Nuri Erdoğan
23 Prill 2021•Përditësim: 23 Prill 2021
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar se forcat turke neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së të cilët hapën zjarr provokues në zonën e operacionit "Burimi i Paqes" në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat tona heroike komando kryen edhe një operacion tjetër të suksesshëm në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes'. U neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së të cilët hapën zjarr provokues për të prishur qetësinë dhe mjedisin e sigurt", tha ministria në llogarinë e saj në median sociale.