Ali Murat Alhas
17 qershor 2019•Përditësim: 17 qershor 2019
Universitetet tuke kanë dominuar në garën botërore më prestigjioze për modelim të satelitëve të organizuar nga Shoqata Astronomike Amerikane (AAS) në bashkëpunim me NASA-n.
Ekipi APIS nga Universiteti Teknik i Stambollit (ITU) u radhit i pari ndërsa ekipi "Grizu-263 Space team" nga Universiteti "Bulent Ecevit" i Zonguldak-ut (ZBEU) ishte i dyti në garën CanSat të mbajtur në Teksas të SHBA-ve.
Gjithsej 40 universitete morën pjesë në garë, përfshirë edhe Universitetin e Kolumbisë, Arizonës dhe Manchesterit.

Aykut Uctepe, përgjegjësi për studime dhe zhvillim i ekipit kampion APIS, për Anadolu Agency (AA) deklaroi se universiteti turk tërhoqi vëmendje të madhe në garën ndërkombëtare dhe se ishte i lumtur që ka përfaqësuar vendin e tij.
"Ishte koha e duhur që të jemi të parët", tha Uctepe, duke shtuar se ekipi i tij katër herë paraprakisht iu bashkangjit garës dhe shënoi perfomansë të mirë.
"Në krahasim me vitin e kaluar, ne morëm pjesë me një ekip më të përkushtuar", tha ai.
Uctepe theksoi se ekipi u përball me disa kriza para se të arrijë në garë, pasi kishin humbur një satelit para fillimit të garës dhe se u duhej ta krijonin një të ri nga e para.
Duke theksuar se ekipi udhëhiqte gjatë gjithë procesit, përfshirë software-in dhe dizajnin, ai tha: Ne planifikojmë që të jemi pjesë e projekteve më të mëdha dhe do të kontribuojmë duke i dhënë vlerë shtesë vendit tonë. Ne e dhamë më të mirën dhe kështu do të vazhdojmë".
Muzaffer Duysal, kapiteni i ekipit "Grizu-263 Space team" tha se ata kanë punuar në mënyrë intensive gjatë vitit dhe se janë radhitur në vendin e dytë në garë, duke parakaluar shumë universitete të mëdha botërore.
"Ne synonim të jemi kampionë këtë vit, por ITU u radhit e para me një dallim prej 0,077 pikë. Ne jemi të lumtur në emër të shtetit tonë pasi pësuam humbje nga një ekip turk me një dallim kaq të vogël", shtoi ai.
Duysal gjithashtu tha se gjithsej 84 universitete kishin aplikuar për garën, megjithatë vetëm 40 prej tyre u lejuan të marrin pjesë.
"Shumë universitete të shquara u eliminuan në fazën preliminare. Universitetet turke kanë arritur sukses të madh dhe (suksesi i tyre) mori vëmendje. Ne me të vërtetë jemi të lumtur dhe krenarë për këtë", shtoi ai.
Në mënyrë shtesë, universitetet tjera turke kanë shënuar performansë të mirë në garën prestigjioze. Universiteti Çankaya dhe Universiteti Gedik i Stambollit u gjetën në mesin e top 10-shit, duke u radhitur në vendin e pestë, respektivisht të shtatë.
Universitetet tjera turke si Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, Universiteti Başkent, Istanbul Şehir University, Universiteti Teknik i Gebze-s, dhe Istanbul Medeniyet University u radhitën në top 20-shin.