Şenhan Bolelli
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona të lidhur me organizatën terroriste DAESH ku njëri është femër ndërsa tjetri mashkull, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Ministria e Brendshme thuhet se në kudër të një urdhri të nxjerrë nga Gjykata Kombëtare në një operacion të ndërmarrë në Barcelonë dhe Ishujt Kanare janë arrestuar 2 persona të cilët me një rrjet ndërkombëtar të krijuar në internet janë përpjekur të mbledhin qytetarë për të marrë pjesë në DAESH. Në njoftim mes tjerash potencohet se të arrestuarit kanë kryer kërcënime në emër të DAESH-it në Spanjë dhe Francë.