Senada Ibraimova
25 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
SHKUP (AA) - Në Shkup u organizua eventi përmbledhës i rezultateve pozitive të garës së parë kombëtare "Microsoft Office Specialist", organizuar nga kompania Sertiardia. Fituesi i kësaj gare, Marko Markoviç përfaqësoi Maqedoninë në finalen botërore të "Microsoft Office Specialist", që u mbajt në Orlando SHBA, ku fitoi vendin e nëntë në konkurrencë të 120 pjesëmarrësve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prononcimin e tij lidhur me garën e mbajtur, ai tha se është kërkuar të dëshmojnë njouritë e tyre për programin МС PowerPoint 2013, ndërkohë që janë testuar edhe për saktësinë dhe shpejtësinë e përgjigjeve në pyetjet dhe detyrat e parashtruara.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska Tomovska, duke uruar Markoviçin tha se Maqedonia jep një kontribut të madh për zhvillimin e ekspertëve të rinj, për të shtuar se shkenca është disiplina më frytdhënëse sa i përket çmimeve dhe shpërblimeve të marra në gara ndërkombëtare.
“E ardhmja është me shumë perspektivë sepse këta të rinj janë avangarda, më konkretisht shpresa për përparim të shtetit”, tha Tomovska.
Valentina Taseva, e cila është një nga themelueset e kompanisë “Sertiadria” njëherësh ideatore dhe mbështetëse e garës tha se arsimi dixhital apo njohja e programeve të MS është e rëndësishme për punësimin e të rinjve në sektorin e biznesit.
Sipas saj, edhe pse të rinjtë janë të lindur në epokën dixhitale dhe lehtë manipulojnë me teknologjinë e informacionit, në aspektin e biznesit ata nuk janë mjaft të njohur me programet siç janë Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.
Gara ndërkombëtare “Microsoft Office Specialist”, ishte organizuar nga kompania “Certiport Inc”, që paraqet garë globale në të cilën testohen aftësitë në Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint nga MS Office 2010 ose MS Office 2013.