İdris Okuducu,Hemn Baban
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Ka filluar pas çlirimit nga organizata terroriste DEASH, pas dy vite e gjysmë mësimi në Kajjara, rajon ky që ndodhet në jug të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkollat e mbyllura nga DEASH-i janë hapur përsëri dhe mësimi po kthehet në normalitet në Kajjara, qytezë kjo që ndodhet rreth 60 kilometra larg Mosulit.
Por edhe pse mësimi ka nisur, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të mësuesve shkolla Rumane me një kapacitet prej 300 nxënësish aktualisht ka 600 nxënës dhe vetëm 10 mësues.
Në një deklaratë për AA, drejtori i shkollës Rumane, Ali Muhammed Hysejn, u shpreh se viti shkollor në Irak ka nisur më 1 shtator, por për shkak të situatës të komplikuar aty ka nisur një muaj me vonesë. Ai ka theksuar se kanë pranuar nxënës dy herë më shumë se kapaciteti që ka shkolla.
Duke theksuar se gjatë kontrollit të DEASH-it shkolla ishte e mbyllur, Hysejn ka shtuar se "Për shkak të pranisë së DEASH-it patëm ndërprerë mësimin. DEASH-i na kërcënonte me vdekje dhe për këtë arsye askush nuk jepte mësim."
Hysejn në vijim thotë se në shkollë nuk janë marrë vetëm nxënës nga qyteza, por edhe ato të arhdur nga zonat problematike në rrethinat e Mosulit.
Ai ka vënë në dukje se në shkollën në të cilën ka dy herë më shumë nxënës momentalisht ka 10 mësues, por se duhen dhe të paktën 10 të tjerë. Drejtori tregon se shumica e fëmijëve kanë nevojë për uniforma dhe mjete të tjera.
Në muret e shkollës e cila është përdorur si komandë nga organizata terroriste DEASH, vihen re shkrime dhe piktura të ndryshme, ndërkohë drejtori thotë se organizata e ka përdorur këtë godinë për të dhënë mësime militantëve.
Nga ana tjetër ende nuk është shuar zjarri i vënë nga organizata terroriste DEASH në 10 puset e naftës në këtë zonë. Zjarri i cili prej 4 muajsh nuk është mundur të shuhet ka krijuar re të zeza në rrethina. Popullata vendase dhe veçanërisht fëmijët në këtë zonë kanë probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi.
Qyteza e Kajjara-s u mor nën kontroll nga forcat qeveritare më 24 gusht të këtij viti.