Alban Agushi
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
VLORË (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka realizuar projektin e rikonstruksionit të shkollës së mesme të përgjithshme “Mustafa Kemal Atatürk” në Vlorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e përfundimit të këtij projekti ambientet e kësaj shkolle u vizituan nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Prof.Dr. Birol Çetin dhe zyrtarë të tjerë.
Bayraktar në një deklaratë për AA-në ka vënë në dukje se TIKA që në vitin 1990 në veri, jug, lindje dhe perëndim të Shqipërisë në shumë fusha ka kryer kontribute dhe investime të rëndësishme. Ai ka pohuar se "TIKA vazhdon aktivitetet e saj në Shqipëri kryesisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të përbashkët dhe në shumë fusha të tjera si arsim dhe shëndetësi".
Duke vënë në dukje se TIKA në fushën e arsimit ka dhënë një kontribut duke rikonstruktuar shkollën e mesme në Vlorë që mban emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, Bayraktar ka theksuar se: "Pas një rikonstruksioni i cili ka zgjatur afërsisht 3.5 muaj kemi përuruar përfundimin e punimeve, ku ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka viiztuar ambientet e shkollës. Ajo që është e rëndësishme është se Turqia vazhdon të mbështesë vendin mik dhe vëlla Shqipërinë duke kontribuar për nevojat e popullit shqiptar në arsim, shëndetësi dhe në shumë fusha të tjera".
Prof.Dr. Birol Çetin, kordinatri i TIKA-s në Shqipëri, në një deklaratë për AA-në ka pohuar se: "Shkolla ‘Mustafa Kemal Ataturk’ të cilën kemi restauruar, në vitin 1990 me vendim të këshillit të bashkiak ka ndryshuar emrin e shkollës nga "1 maji" që ishte dhe që nga ajo ditë ne gjithmonë jemi përpjekur që si TIKA të kontribuojë për nevojat e kësaj shkolle. Falënderoj gjithashtu edhe personelin ushtarak këtu në Pashaliman që na kanë ndihmuar në disa çështje".
Çetin pasi ka vënë në dukje se ngaqë ndërtesa ishte shumë e vjetëruar ishte e pamundur që të shpëtonte me restaurime të vogla. Ai tha ndër të tjera se "vitin e kaluar në muajin shkurt kryem disa punime gjithëpërfshirëse projektuese dhe në afërsisht 100 ditë realizuam projektin e një rinovimi të madh duke nisur që nga çatia, dyert dhe dritaret. Gjatë kësaj periudhe shkolla u transferua në një ndërtesë tjetër dhe për këtë falënderoj Bashkinë e Vlorës dhe drejtorinë e shkollës që na kanë ndihmuar. Për ne sot është një ditë e bukur ku edhe kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën. Shpreh falënderimet e mia për popullin e Vlorës që i kanë dhënë këtë emër kësaj shkolle dhe për interesin e treguar".