Alban Agushı,Malik Hasa
26 nëntor 2015•Përditësim: 26 nëntor 2015
TIRANË (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të projektit për të ndihmuar për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre në Shqipëri ka bërë një ndihmë me karroca me rrota, dyshekë ortopedikë, produkte të pastrimit, frigoriferë dhe lavatriçe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndihmat e kryera nga TIKA për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të famijeve të tyre në Shqipëri iu shpërndanë 70 familjeve në nevojë.
Ambasadori i ambasadës turke në Tiranë Hidayet Bayraktar, në një deklaratë për gazetarin e AA ka shpjeguar se në kuadër të ndihmave që TIKA ka dhënë për familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara është mundësuar ofrimi i ndihmave për këto familje në nevojë.
Ndërsa Koordinatori i TIKA‘s në Tiranë Prof. Dr. Birol Çetin ka theksuar se në Shqipëri kanë realizuar një sërë projektesh në shumë fusha dhe ka shtuar më tej se në kudër të kësaj kanë zbatuar edhe projekte të përbashkëta me institucionet e shoqërisë civile.
Çetin duke cekur projektin e përbashkët të kryer me Shoqatën kombëtare të kujdesit të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara të shqipërisë, ka thënë se "Këto familje, janë familje të cilat kujdesen për fëmijët me mundësitë e tyre. Pas vizitave që kami kryer tek këto familje kemi vërjetur gjendje e vështirë të tyre dhe se në të vërte janë familje që kanë nevojë".
Çetin duke vënë në dukje ndër të tjera se jan në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e shoqatës, është shprehur se edhe pas kësaj nëse do të kenë nevojë do të tregojnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar në plotësimin e këtyre nevojave.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës kombëtare të kujdesit të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara të shqipërisë Shqefqet Taku, tha se që nga viti 2013 përpiqen ti vijnë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në të gjithë Shqipërinë.
Taku në vijim të fjalës së tij shprehu falenderimet për Ambasadën turke në Shqipëri, TIKA-n dhe popullin turk për ndihmat e kryera.