Ekip
02 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
SHKUP (AA) - Me 34 gradë celsius të matura në mesditë, Shkupi ishte kryeqyteti më i nxehtë sot në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, temperatura ishte 33 gradë celsius, kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, 32 gradë celsius, dhe në kryeqytetet e BeH dhe Serbisë, Sarajevë dhe Beograd janë matur 30 gradë celsius.
Përderisa banorët e Ballkanit Perëndimor, apo Evropës Juglindore akoma shijojnë temperaturat nga 30 gradë celsius dhe më shumë, në të njëjtën kohë në pjesën perëndimore regjistrohen temperatura shumë të ulëta.
Kështu, në kryeqytetet e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zagreb dhe Lubjanë, janë matur 17 gradë celsius, ndërsa në Maribor vetëm 15 gradë celsius.