Ekip
18 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës dhe shtresave më të ulëta të atmosferës, ngrohja globale, çon në reduktimin gradual "të ditëve ideale me diell", thuhet në hulumtimin e fundit të shkencëtarëve rreth ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Studimi i botuar në buletinin "Ndryshimet klimatike" (Climatic Change), thekson se deri në fund të shekullit 21, toka do të ketë mesatarisht 10 ditë "me temperaturë të butë ideale".
Më së shumti prej këtyre ditëve do të humbas Rio de Janeiro, Miami dhe Afrika, ndërsa motin më të mirë do ta kenë evropianët dhe qyteti Seattle në veriperëndim të SHBA-ve.
"Do të jetë një mot i tillë që nuk do të jetë as shumë nxehtë, as ftohtë dhe as shumë i lagësht", tha autori kryesor i hulumtimit Karin van der Wiel, studiues meteorolog në Universitetin Princeton dhe Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës.
Studimi thekson se në tre dekadat e fundit bota ka pasur një mesatare prej 74 "ditë ideale me diell" në vit.