Besar Ademi
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
SHKUP (AA) – Aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” është ndaluar përkohësisht në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për shkak të një alarmi të rremë për bombë, i cili pas kryerjes së kontrollimeve, në ora 22:56 ka fluturuar për në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i zyrës së kompanisë “Turkish Airlines” në Shkup, Ilker Baydar, për AA bëri të ditur se aeroplani nuk flutoroi në kohë për në Stamboll për shkak se ishte gjetur një telefon celular i panjohur. Ai theksoi se shkaktimi i panikës dhe alarmi për bombë ishte i rremë, gjë e cila është vërtetuar menjëherë pas kontrollit protokolar të sigurisë së aeroportit.
Poashtu, burime të brendshme nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, për AA bëjnë të ditur se me këtë aeroplan duhej të udhëtojë edhe një delegacion i kryesuar nga president i shtetit, Gjorgje Ivanov, të cilët nga Stambolli do të drejtoheshin për në Madagaskar në Samitin e Frankfonisë. I njejti burim bëri të se është anuluar udhëtimi i delegacionit të kryesuar nga presidenti Ivanov, mirëpo është bërë për arsye të panjohura, pasi që alarmi ishte i rremë dhe nuk kishte arsye për panik.
Nga kompania ajrore “Turkish Airlines” theksuan se me informacione të detajuara në lidhje me rastin do të prononcohen gjatë ditës së sotme.