Ata Ufuk Şeker
01 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
BRUKSEL (AA) – Bullgaria sot zyrtarisht mori kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë kryesimin nga Estonia, autoritetet bullgare njoftuan se në afatin gjashtëmujor, deri më 30 qershor të këtij viti, ajo do t'i japë prioritet harmonisë ekonomike dhe sociale brenda Unionit.
Sofja zyrtare gjithashtu do të përpiqet të forcojë marrëdhëniet tregtare dhe financiare brenda BE-së.
Paralajmërohet mbështetje më e madhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, stabilitetin dhe sigurinë e Unionit të cilat do të jenë prioritet i paraparë gjatë kryesimit bullgar.
Në këtë kontekst është paralajmëruar forcim i bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe forcimin e sigurisë të kufijve të jashtëm të BE-së.
Bullgaria kryesimin e BE-së do t'ia dorëzojë Austrisë në fund të qershorit.