Fatjon Cuka
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
TIRANË (AA) - Kryeqyteti i Shqipërisë gjatë orëve të mbrëmjes është zbardhur nga bora, raporton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e borës kanë qenë prezente në të gjithë Tiranën gjatë të enjtes në mbrëmje, një fenomen i rrallë ky për këtë qytet. Qytetarë të shumtë të Tiranës e kanë pritur me një entuziazëm borën duke dalë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë reshje bore ka patur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si në Durrës, Elbasan dhe Fier. Ndërkohë policia iu ka bërë thirrje drejtuesve automjeteve që të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Kujtojmë se Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga moti i acartë, i cili është shoqëruar me reshje bore dhe temperatura të ulëta pothuajse në të gjithë vendin.
Meteorologët shprehen se ky mot i acarë nuk ka qenë prezent në vend prej disa dekadash.