Ekip
29 Nëntor 2017•Përditësim: 29 Nëntor 2017
SELANIK (AA) – Autoritetet greke thonë se katër persona kanë humbur jetën, pasi një automjet me migratë ilegalë, e ndjekur nga policia, ka rënë në një humnerë me thellësi prej 30 metrash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët spitalor thonë se në aksidentin në fjalë, i cili ka ndodhur të martën vonë, kanë mbetur të lënduar katër migrantë tjerë si dhe shoferi me shtetësi pakistaneze.
Ndërkohë të mërkurën, policia greke doli me një njoftim për aksidentin, ku thuhet se i njëjti ka ndodhur afër qytetit Kavalla, në lindje nga Selaniku, pasi paraprakisht shoferi kishte injoruar urdhërin policor për ndalim, pas çka nga autostrada ishte shkëputur në një rrugë të kategorisë më të ulët, ku ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Disa nga migrantët, thotë policia, kanë qenë të vendosur në bagazhin e automjetit.
Emrat dhe shtetësitë e migrantëve nuk janë publikuar.