Ayhan Mehmet
18 Shkurt 2018•Përditësim: 18 Shkurt 2018
AMFISSA (AA) - Festivali "Ghost Night", i cili bazohet në kujtimin e një historie tragjike dashurie të së kaluarës në Greqi, u zhvillua në qytetin Amfissa me pjesëmarrjen e qindra njerëzve të veshur me "kostume të fantazmave", raporton Anadolu Agency (AA).
Në festivalin i cili këtë vit zhvillohet për herë të 23-të dhe i cili konsiderohet si një prej festivaleve më shumëngjyrëshe të vendit kanë treguar interes një numër i madh personash nga çdo grupmoshë.
Duke ardhur nga vende të ndryshme të Greqisë, pjesëmarrësit janë veshur me kostume të bëra me maska interesante dhe lëkurë të kafshëve.
Pjesëmarrësit në festival kanë shëtitur në këtë rajon me pishtarë në duart e tyre. Evenimenti përfundoi me ndezjen e një zjarri në sheshin e qytetit.