Andelija Stojkovic
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
BEOGRAD (AA) – Policia e Serbisë ka arrestuar dhjetë persona nga Apatini dhe Sombori nën dyshimin se kanë poseduar një sasi të madhe armësh të cilën më vonë policia e ka konfiskuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet, kjo është sasia më e madhe e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese që janë konfiskuar në Serbi në 16 vitet e fundit.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë theksohet se policia ka konfiskuar 9 kilogram të eksplozivit plastik, 20.7 kilogram eksploziv “TNT” dhe dhjetra detonatorë, 111 bomba dore, 12 bomba dore anti-tank, dy “zolja” (raketë ant-tank) dhe 10 copë mina tromblonike.