Adel Ömeragiç
17 Tetor 2016•Përditësim: 18 Tetor 2016
PODGORICË (AA) - Për të gjithë njëzet shtetasit e Serbisë të cilët u arrestuan nën dyshimet për themelimin e organizatës kriminale dhe terroriste është caktuar paraburgim 72-orësh. Të gjithë ata u dëgjuan gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi i dyshuar i grupit, ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç është marrë në pyetje deri në orën 23 e 30 minuta.