Zülfiya Yakup
16 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
PRISHTINË (AA) - Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur të enjten që lënda e Oliver Ivanoviçit të kthehet në rigjykim, me çka është anuluar vendimi i shkallës së parë, i cili Ivanoviçin e shpalli fajtor për krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i Nismës Qyetare SDP, Oliver Ivanoviç me vendimin e shkallës së parë ishte dënuar me nëntë vite burg, me akuzën për krime lufte mbi civilët shqiptarë në Mitrovicë në vitin 1999.
Nënkryetarja e NQ- SDP, Ksenija Bozoviç, për AA ka konfirmuar se Oliver Ivanoviçit dhe avokatëve të tij sot u është dorëzuar vendimi për rikthimin e procesit gjyqësor nga fillimi.
“Kjo konfirmon atë që ne e pohonim se nuk ka prova për verdiktin prej nëntë vitesh burg. Duket se drejtësia po kthehet në Kosovë”, tha Bozhoviç.
Sipas saj, javën e ardhshme Ivanoviç do ti kthehet familjes së tij, miqve dhe bashkëpartiakëve.
Nga 27 janari i vitit 2014 ai gjendet në paraburgim.