Furkan Abdula
13 Janar 2019•Përditësim: 14 Janar 2019
VEVÇAN (АА) - Me rastin e Vitit të Ri në bazë të vitit të vjetër, kalendarin Julian, në komunën e Vevçanit zyrtarisht u hap manifestimi tradicional "Karnavali i Vevçanit", që konsiderohet si një nga kuriozitetet më unike dhe kulturore në Maqedoni dhe me gjerë me një traditë mbi 1400 vjeçare, raporton Anadolu Agency.
Në hapje i pranishëm ishte edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë, Damjan Mançevski. "Sot kam nderin ta hap karnavalin, i cili kurrë nuk është mbyllur. Ky është më shumë një vjeçar, njëqind vjeçar, dhe më shumë se kaq, është një traditë, e cila me një bukuri të vërtetë vazhdon çdo vit, edhe pse jam i sigurt se sot do të kritikohemi ne politikanët. Me të vërtetë nuk mund të pres për të parë se çfarë kanë përgatitur banorët dhe të maskuarit me maska", tha Mançevski.
Maqedoni, hapet karnavali tradicional në Vevçan
Me rastin e Vitit të Ri në bazë të vitit të vjetër, kalendarin Julian, në komunën e Vevçanit zyrtarisht u hap manifestimi tradicional "Karnavali i Vevçanit", që konsiderohet si një nga kuriozitetet më unike dhe kulturore në Maqedoni dhe me gjerë me një traditë mbi 1400 vjeçare. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )
13.01.2019 Furkan Abdula
1 / 35
Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski, theksoi se organizimet e karnavalit po hasin në vështirësi, por siç tha, me një entuziazëm të madh i zgjidhin këto probleme.
Sa i përket shtimit të risive në karnaval, Jankovski theksoi se njerëzit gjithashtu sugjeruan që karnavali të zgjasë disa ditë.
I pyetur nëse ka kërkuar nga banorët e komunës që t'i kushtojnë vëmendje përzgjedhjes së maskave që kanë të bëjnë me bashkësitë fetare, Jankovski tha: "Ne nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e maskave, kjo gjithmonë bëhet në fshehtësi të madhe. Nuk kemi qasje deri te maskat, por mund vetëm të apelojmë që të mos ketë raste të tilla siç ishte në të kaluarën".
Karnavali do të përfundojë nesër me djegien tradicionale të maskave, me të cilën besohet se lirohen nga e keqja dhe se do të kenë një vit të lumtur dhe të begatë.