Fatjon Cuka
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
TIRANË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë theksohet se Meta gjatë takimit, vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të "partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt."
Sipas njoftimit, presidenti i Shqipërisë nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Ambasadori Bayraktar, gjithashtu sot u takua edhe me kryetarin ri i të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi, në Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Beqaj.