Fatjon Cuka
18 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
TIRANË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë thuhet se në fokus të takimit ishte konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës për reformat në vend.
“Avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces u shpreh Meta", thuhet në njoftim.
Presidenti i Shqipërisë nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i reformës në drejtësi, në veçanti sipas tij, ecuria e procesit të vetingut, "me synim krijimin sa më të shpejt të institucioneve të reja të drejtësisë".