Ivana Ramadanova
13 Janar 2017•Përditësim: 14 Janar 2017
SHKUP (АА) – Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikat, numri i turistëve në Maqedoni është rritur për pesë për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur, ku tek turistët vendor ka rritje për 5.3 për qind, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje për 4.8 për qind.
Numri i turistëve në nëntor të vitit 2016 ka qenë 44.162, ndërsa numri i bujtjeve është 97.980 që në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015 është në rritje për 5.7 dhe 3.4 për qind.
“Numri i turistëve vendor në nëntor të vitit 2016 në krahasim me nëntorin e vitit 2015 është rritur për 5.3 për qind, ndërsa i të huajve për 5.9 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve vendor në nëntor të vitit 2016 në krahasim me nëntorin e vitit 2015 është rritur për 7 për qind, ndërsa i të huajve për 0.1 për qind”, theksohet në raportin e Entit Shtetëror për Statistikë të Maqedonisë.