Admir Fazlagikj
15 Shtator 2017•Përditësim: 16 Shtator 2017
SHKUP (AA) - Numri i udhëtarëve që kanë përdorur shërbimet e dy aeroporteve në Republikën e Maqedonisë po rritet vazhdimisht ndërsa destinacioni më i shpeshtë është qyteti turk i Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informoi se në periudhën janar-gusht të këtij viti, nga dy aeroportet në Maqedoni, aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe aeroporti "Shën Apostull Pavle" në Ohër, janë regjistruar gjithsej 1.339.065 udhëtime të pasagjerëve që paraqet një rritje prej 10.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
"Në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup, në periudhën janar - gusht 2017 janë regjistruar 1.223.630 fluturime të pasagjerëve, që është më shumë se 1.108.157 që kanë shfrytëzuar shërbimet e aeroportit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 10.4 për qind.
Në aeroportin "Shën Apostol Pavle" në Ohër për periudhën janar - gusht 2017 vjet, janë regjistruar 115.435 fluturime të pasagjerëve që është një rritje prej 11.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016”, thuhet në njoftim.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thotë se në bazë të trafikut të realizuar, destinacionet më të kërkuara për periudhën janar - gusht janë: Stambollit 12.5 për qind, Cyrihu 9 për qind, Vjena 6.6 për qind dhe Bazeli 5.1 për qind.