Bekim Laci
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
SHKUP (AA) - Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) të Maqedonisë, njofton se ka arrestuar të dyshuarin lidhur me plaçkitjen në bankën NLB në Shkup, dhe të njëjtin me një kallëzim penal e ka dorëzuar në Prokurorinë Тhemelore Publike. Siç njofton policia, bëhet fjalë për personin me inicialet B.S. (40) nga Shkupi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e MPB-së, thuhet se gjyqtari në procedurë paraprake personit B.S i ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve, dhe i njëjti dyshohet se në cilësi të personit përgjegjës për kasafortën e bankës në disa raste radhazi ka kryer vepër penale "evazion", me çka në mënyrë të paligjshme ka marrë 2.400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro, me çka ka dëmtuar bankën NLB.
Më konkretisht, i denoncuari në cilësi të punonjësit në vendin e punës Arkatar në shërbimin e kasafortës duke përfituar nga një mundësi e shfaqur si dhe nga njohja e procesit të punës në kohën kur te kasaforta ka patur frekuentim të ulët të të punësuarve, pa u vënë re nga askush në periudhën 04.06 deri 04.10.2017 ka përvetësuar për vete shumën e lartpërmendur.
Shumën e parë në vlerë prej 1.000.000 franga zvicerane e ka fshehur për vete para nisjes së parave përmes avionit, duke nxjerrë një tubë prej 100 kartmonedhave me nga 1000 franga.
Shumën e dytë prej 375.000 franga e ka përvetësuar nga kasaforta në periudha të ndryshme kohore, duke përfituar nga mungesa e personelit, ndërsa më vonë ka përvetësuar edhe 300.000 franga zviceran, të cilat i janë besuar në kuadër të obligimeve të punës në bankë.
Më datë 10/04/2017 vit, i vetëdijshëm me faktin se është e pamundur të arsyetojë mungesën e parave të përvetësuara prej tij, me vetëdije ka kryer një përvetësim shtesë prej 2.000.000 franga zvicerane dhe 270.000 euro nga thesari devizor, të cilat i ka vendosur në një qese dekorative pa u vënë re nga të tjerët ka braktisur bankën duke shkuar në drejtim të panjohur.
Këshilli drejtues i bankës NLB, lidhur me vjedhjen dje informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta dhe se i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta të saj.