Ivana Ramadanova
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
SHKUP (АА) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Vjenë zhvilloi takim me homologun austriak dhe kryesues aktual me OSBE-në, Sebastian Kurz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë, thuhet se ministrat kanë biseduar për stabilitetin rajonal dhe nevojën e integrimit në Bashkimin Evropian (BE) si garanci më e mirë për zhvillimin e Ballkanit.
“Çfarëdo që të ndodh në rajon, pavarësisht sfidave, nëse anëtarësimi në BE është i arritshëm, kjo do t’i stabilizojë të gjitha vendet, ndërsa do t’i relaksojë edhe sfidat brenda Unionit. Kriza e emigrantëve, zhvendosjet gjeopolitike, kanosjet e radikalizmit dhe terrorizmit dhe konkurrencës globale janë vetëm shembujt më të freskët për atë se ndajmë interesa të njëjta. E vetmja gjë e logjikshme është të kërkojmë bashkim rreth një kauze: të jemi pjesë e BE-së dhe tregut të përbashkët me siguri është garanci më e thjeshtë për paqe dhe zhvillim në Maqedoni dhe rajon”, theksoi ministri Poposki pas takimit.
Takimi u mbajt gjatë vizitës së Poposkit në Vjenë, gjatë të cilit mbajti fjalim në seancën e Këshillit të përhershëm të OSBE-së.