Adel Omeragic
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
PODGORICË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbërritur për vizitë zyrtare dy-ditore në Mali të Zi, ku u prit me nderime të larta shtetërore para villës "Gorica" nga homologu malazez, Mio Gjukanoviq, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit i cili tashmë ka filluar, Gjukanoviq dhe Meta, në prani të delegacioneve, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në Mal të Zi presidenti Meta do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, si dhe me kryeministrin e vendit, Dushko Markoviq.
Në ditën e dytë të vizitës, Meta do të vizitojë katedralen e “Shën Pjetri Apostull ” në Bar, si dhe kryepeshkopatën e Barit.
Është planifikuar që presidenti i Shqipërisë të vizitoj edhe qytetin e vjetër të Ulqinit, ku do të organizohet edhe një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.