Bojana Stojanovic
11 Prill 2018•Përditësim: 12 Prill 2018
BEOGRAD (AA) - Në rrëzimin e aeroplanit luftarak "Super Galeb G-4" në Kovaçicë, humbi jetën piloti, major Robert Kaloci, ndërsa gjendja e pilotit tjetër, majorit Aleksandar Matiç, është stabile dhe është transportuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, sot në Beograd tha se hetimet tashmë janë nisur dhe se opinioni në kohë reale do të informohet, duke shtuar se kjo është një tragjedi e madhe.
"Ushtria e Serbisë është me familjen Kaloci, siç është edhe i gjithë populli i Serbisë", u ka thënë Vulin gazetarëve para Akademisë Mjekësore Ushtarake.
Major Kaloci ushtronte detyrën si pilot testues në Qendrën Tekniko-Testuese dhe ishte i martuar dhe kishte një djalë, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Aeroplanin luftarak "Super Galeb G-4" i Ushtrisë serbe u rrëzua sot në zonën e Komunës Kovaçicë.