Dzihat Aliju
14 Korrik 2017•Përditësim: 15 Korrik 2017
SHKUP (AA) - Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, në Shkup u organizua program mevludi kushtuar dëshmorëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mevludin të cilën u realizua në Xhaminë e Mustafa Pashës në kryeqytetin e Maqedonisë kushtuar dëshmorëve të 15 korrikut, morën pjesë ministri pa resor i Maqedonisë, Adnan Kahil, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe shumë qytetarë.
- Program përkujtimor për tentativën për grusht shteti në Turqi
Programi filloi para namazit të jatsisë me leximin e pjesëve të Kur'anit si dhe ilahi nga recitues Yaşar Çuhadar, Nebi Yaşar dhe Mustafa Altın nga Turqia.
Murat Alkan, këshilltar i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, në deklaratën e tij për gazetarët, tha se tentativa për grusht shteti nga FETO u pengua nga populli atdhedashës.
Ai duke treguar se kanë organizuar një program të tillë për të përkujtuar dëshmorët dhe veteranët e tentativës për grusht shteti, tha se në këtë program kanë marrë pjesë qytetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë për të shprehur dashurinë e tyre ndaj Turqisë.