Alp Özden
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 02 Dhjetor 2016
BEOGRAD (AA) - Presidenca e Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) nga Serbia ka kaluar tek Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Sekretarisë së Kuvendit të Madh të Turqisë Ömer Serdar, pasi ka vënë në dukje se kryetari i Parlamenti të Turqisë Ismail Kahraman nuk do të mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore të cilat janë shfaqur në momentin e fundit dhe pasi ka përcjellë urimet e tij ka theksuar se kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç pas tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik nuk e ka lënë të vetme Turqinë ku ajo e ka vizituar bashkë me Sekretarin e përgjithshëm të PABSEC Asaf Hacıyev duke shtuar më tej se "Është shumë kuptimplotë për ne që tentativa për grusht shteti është dënunar nga PABSEC si një trup i vetëm".
"Askush nuk mund të mohojë kontributin për paqe dhe stabilitetin rajonal që Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC) kontribuon me anë të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit të ndërsjellë. PABSEC në mesin e vendet rajonale është një prej platformave më të rëndësishme të dialogut dhe këtë detyrë e përmbush shumë mirë", tha Serdar duke theksuar se Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi para së gjithash është një projekt paqeje.
Turqia gjithmonë i ka kushtuar rëndësi punës së organizatës që nga viti 1993, kur ajo u krijua dhe ajo ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet si në ato të komitetit ashtu edhe në ato të Asamblesë së Përgjithshme, tha Serdar duke shtuar më tej se "Sërish ne nga Serbia do të marrim edhe presidencën e radhës të takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi që do të mbahet në Beograd më 13 dhjetor 2016. Ndërsa viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për ne veç e veç. Sepse në vitin 2017 do të festojmë me aktivitete të ndryshme 25 përvjetorin e Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi. Këto festime jo vetëm deri në samitin që do të organizojmë në Stamboll në muajin qershor, por do të shtrihen duke përfshirë edhe pesidencën e radhës nga Ukraina".
"Parlamentet e shteteve anëtare duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të tyre në nivel ndërkombëtar dhe nevojën për sinergji të reja në mënyrë që të jenë në gjendje së bashku për të krijuar mekanizma për të zgjidhur problemet globale", tha Serdar.
"Do të vazhdojmë të tregojmë pëpjekje"
Pasi ka vënë në dukje se teksa shprehin sukseset e Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi nuk duhet të anashkalojnë mangësitë Serdar ka theksuar se "Të gjithë ne e dimë se bota tashmë nuk është më bota e viteve 1990 kur Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi u formua. Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) e cila vazhdon aktivitetet e saj që nga 1993 për të ardhur në një nivel më aktiv bashkë me rendin e ri botëror që zhvillohet dhe për të arritur në kohë të shkurtër objektivat e përcaktuar në rregulloren e brendshme duhet të lexojë në mënyrë të drejtë rendin e ri botëror".
Ndër të tjera duke vënë theksin se që nga periudha e formimit të Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi kanë ndryshuar kushtet rajonale dhe globale si dhe pikëpamjet ndaj botës dhe vendeve të reajonit Serdar theksoi se duke marrë në konsideratë këto ndryshime dhe duke përllogaritur trendet e mundshme që mund të dalin në të ardhshen e afërt duhet të formohet një vizion i përbashkët ku sipas këtij vizioni do të jetë i frytshëm të ripërcaktohet stili i punës dhe fushëveprimi.
Pasi ka njoftuar se ndaj problemeve globale ka nevojë për një mekanizëm që mund të marrë vendime më të shpejta, më aktiv, me orientim zgjidhës, të pastruar nga burokracitë e panevojshme Serdar tha se "Në çështjen e reformave duhet të punojmë në unitet që PABSEC ta bëjmë më aktiv. Si një anëtar themelues i PABSEC dhe si presidencë e ardhshme do të vazhdojmë të tregojmë përpjekje që organizata të jetë më e frytshme dhe me qëllim për të krijuar një strukturë më efektive".
Në fund të takimit Turqia ka marrë presidencën e radhës së PABSEC nga Serbia.