Andjelija Stojkovic
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
BEOGRAD (AA) – Kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikolaos Vucis është shprehur sot se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) duhet të jetë qëllim strategjik dhe se Serbia e meriton të bëhet anëtare e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).
“Serbia e meriton të anëtarësohet në BE. Jo vetëm se ka të drejtë, porse ekzistojnë detyrime morale për anëtarësimin e barabartë dhe të shpejtë të Serbisë në BE”, tha Vucis duke u drejtuar deputetëve në Kuvendin e Serbisë dhe shtoi se integrimi i Ballkanit do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Ai tha se Serbia dhe Greqia sot janë bashkë, siç kanë qenë bashkë gjithmonë në luftën për liri dhe demokraci, dhe se marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve janë të shkëlqyeshme, se Greqia është një nga investuesit më të mëdhenj në Serbi dhe se vizitat e ndërsjella do të arrijnë kulmin me vizitën e kryeministrit grek Aleksis Cipras gjatë muajit të ardhshëm.