Diyar Güldoğan
05 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Qetësuesit e fuqishëm sintetikë mund t'i nënshtrohen kufizimeve të reja evropiane, sugjeroi të mërkurën Komisioni Evropian, raporton Aandolu Agency (AA).
"Komisioni Evropian ka propozuar që substanca e re psikoaktive furanylfentanyl t'i nënshtrohet masave kontrolluese në të gjithë Bashkimin Evropian", thuhet në një deklaratë.
Furanylfentanyl është analog i fentanilit i cili përshkruhet nga Instituti Kombëtar Amerikan për Abuzimin e Barnave si një analgjezik i fortë opioid sintetik, i ngjashëm me morfinin por 50 deri në 100 herë më i fuqishëm.
Ai përdoret për të trajtuar pacientët me dhimbje të forta ose post-kirurgjikale, por është gjithashtu i hapur ndaj abuzimit.
Komisioni Evropian tha se furanylfentanyl ishte gjetur në 16 shtete anëtare dhe kishte shkaktuar 23 vdekje.
Opioidët e tillë dolën në dukje pas vdekjes së muzikantit të famshëm amerikan Prince në vitin 2016, i cili, sipas rezultateve të autopsisë, humbi jetën nga një mbidozë aksidentale e fentanilit.
Lidhur me çështjen, Komisioneri për Çështjet e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, është shprehur: "Rritja e disponueshmërisë së substancave të reja psikoaktive mbetet një sfidë e konsiderueshme e shëndetit publik në Evropë. Është kërcënim me zhvillim të shpejtë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm që mund të shkaktojë dëm serioz dhe madje edhe vdekje".
Avramopulos ka thënë se kundërpërgjigjet ndaj medikamentit duhet të jenë "po aq të shpejta dhe efektive".