Bedrudin Brljavac
05 maj 2020•Përditësim: 05 maj 2020
Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nga koronavirusi i ri (COVID-19) deri më tani janë infektuar 1.946 persona, 79 kanë vdekur ndërsa 911 janë shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këto të dhëna që i dërgoi Ministria e Çështjeve Civile të BeH-së në pajtim me 5 majin nga koronavirusi janë testuar 35.296 persona ndërsa nën mbikëqyrje janë 11.019.
Në entitetin e Republikës Sërpska janë infektuar 985 persona ndërsa janë testuar 14.836. Në federatën e BeH-së janë infektuar 942 persona ndërsa janë testuar 19.878 si dhe në distriktin Bërçko janë infektuar 19 persona, ndërsa janë testuar 582 persona.