Adel Omeragic
05 Shtator 2021•Përditësim: 06 Shtator 2021
Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije u kurorëzua sot në Manastirin e Cetinjes pas një liturgjie solemne, raporton Anadolu Agency (AA).
Akti i kurorëzimit të Mitropolitit Janikije u pasua nga përplasje pranë manastirit dhe në qendër të qytetit midis kundërshtarëve për kurorëzimin e tij dhe pjesëtarëve të policisë.
Sot në mëngjes, Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku Porfirio nga Podgorica u transferuan në Manastirin e Cetinjes me helikopter, nën masa të fuqishme policore. Ata ruheshin nga pjesëtarët e njësisë policore antiterroriste me tyta të gjata.