İsmail Özdemir,Stipe Majic
10 prill 2023•Përditësim: 11 prill 2023
Entuziastët e makinave klasike u mblodhën në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, raporton Anadolu.
Në aktivitetin e organizuar për të tretën herë nga "Oldtimer Club" në sheshin Evropa, përveç adhuruesve të makinave të vjetra nga qytetet e ndryshme të Kroacisë, morën pjesë edhe nga Sllovenia.
Turistët treguan interesim të madh për aktivitetin ku janë ekspozuar 130 automjete nga modelet klasike të markave të njohura.
Në aktivitetin shumëngjyrësh edhe modelet e makinave tërhoqën vëmendjen.
Përderisa pjesëmarrësit patën mundësinë t'i shohin automjetet nga afër, shumë persona u fotografuan me makinat klasike.