Furkan Naci Top
13 Mars 2019•Përditësim: 14 Mars 2019
Shumë refugjatë në Greqi, të cilët nga fundi i muajit mund të gjenden në rrugë, duke marrë parasysh faktin se përfundon programi për ndihmë në sigurimin e strehimit, organizuan protesta, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët dhe përfaqësuesit e disa grupeve u mblodhën në Athinë për të demonstruar për shkak të përfundimit të programit të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) përmes të cilit kanë marrë ndihmë për strehim.
Shumë refugjatë përmes programit të Mbështetjes urgjente për integrim dhe vendosje (ESTIA) janë vendosur në shtëpitë e Athinës ndërsa protestat janë organizuar për shkak të mundësisë se nga fundi i muajit mund të ngelin në rrugë.
Demonstrantët mbanin pankarta në protestën në të cilën shkruante “Askush të mos mbetet pa kulm mbi kokë” dhe të ngjashme.
Në kuadër të programit rreth 23 mijë persona janë vendosur në shtëpi ndërsa ndihmë financiare kanë marrë rreth 63 mijë persona.