Stipe Majic
08 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 2 viktima dhe 110 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 624. Mbrojtja Civile njoftoi se midis tyre, 121 pacientë janë në spital ndërsa 3 në respiratorë.
"Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në Kroaci, janë regjistruar 360.593 raste me COVID-19, nga të cilët 8.226 e kanë humbur jetën. Gjithsej 351.743 persona janë shëruar nga të cilët 80 në 24 orët e fundit", thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.
Aktualisht në vetizolim janë 3.479 persona. Deri më tani, 2.180.970 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 4.105 në 24 orët e fundit.
Deri dje në Kroaci janë administruar 2.741.251 doza vaksine, prej të cilëve 1.526.876 persona janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 1.214.375 persona kanë marrë të dyja dozat.