Stipe Majic
21 Gusht 2020•Përditësim: 23 Gusht 2020
Shtabi për mbrojtje civile i Kroacisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 265 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa një person ka vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu thuhet se nga 1.647 teste janë detektuar 265 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit 11 pacientë të rinjë janë shtrirë në spital ndërsa 135 gjithsej, ku 12 janë në respiratorë.
Deri tani si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 169 persona ndërsa rastet aktive arrijnë në 1.842.