Stipe Majic,Lejla Bıogradlıja
25 Nëntor 2019•Përditësim: 29 Nëntor 2019
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, 20 mijë punonjës të institucioneve arsimore morën pjesë në protestën e zhvilluar me sloganin "Kroacia mund të jetë më mirë", raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e zhvilluar në sheshin "Ban Jelaçiq" në Zagreb nga Sindikata e Mësuesve të Kroacisë, Sindikata e Pavarur e Punonjësve të shkollave të mesme dhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Arsimit të Lartë, mijëra punonjës të arsimit dhe mësuesit i bënë thirrje qeverisë për rritjen e pagave.
Kryetarja e Sindikatës Mësuesve të Kroacisë, Sanja Sprem, në një fjalim rikujtoi se janë në grevë prej një muaji për të tërhequr vëmendjen mbi situatën e punonjësve në institucionet arsimore. "Greva është një tregues i pakënaqësisë e cila vazhdon prej shumë vitesh. Për ne nuk është mirë një sistem arsimor i lënë pas dore", tha ajo.
Më tej Sprem shtoi se greva mund të përfundojë të enjten nëse bien dakord me qeverinë.