Alma Dekovic
07 Nëntor 2022•Përditësim: 07 Nëntor 2022
Lëkundje të reja tronditën sot Kroacinë, ku një tërmet me magnitudë 3,4 të shkallës Rihter u regjistrua pranë Petrinjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra Sizmologjike e Kroacisë njoftoi se në ora 10:21 u regjistrua një lëkundje e lehtë, epiqendra e së cilës ishte në Taborisht, 10 kilometra në jug të Sisakut.
Kujtojmë se më 29 dhjetor 2020, një tërmet me magnitudë 6,4 ballë goditi zonën e Qarkut Sisak-Moslavinë me epiqendër tre kilometra në jugperëndim të qytetit të Petrinjës. Në atë kohë jetën humbën shtatë persona.