Stipe Majic
08 Prill 2020•Përditësim: 08 Prill 2020
Qendra për Mbrojtje Civile e Kroacisë ka njoftuar se deri më tani janë testuar 13.125 persona, nga të cilët 1,343 janë pozitiv, që do të thotë se në 24 orët e fundit janë zbuluar 61 pacientë të rinj me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve është rritur për 61 persona dhe arrin në 1.343 përfshirë edhe 10 të moshuar që ishin të infektuar me koronavirus në një shtëpi pleqsh në Split.
Në spitale ndodhen 359 pacientë pozitiv ndaj COVID-19. Më tej thuhet se 179 persona janë shëruar, 12 më shumë se dje, ndërsa 789 persona janë duke u trajtuar në shtëpi.