Dejan Maksimovic
08 Prill 2020•Përditësim: 08 Prill 2020
Sipas mediave italiane Paolo Maldini, legjenda dhe drejtori aktual teknik i ekipit italian të futbollit Milan, është shëruar nga koronavirusi dhe iu bashkua djalit të tij Daniell, që më herët u shërua nga sëmundja vdekjeprurëse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që të dy muajin e kaluar ishin pozitiv në testin e COVID-19, pas çka së bashku shkuan në karantinë ku rregullisht u lajmëroheshin mjekëve.
Daniell, i cili ndjek hapat e të atit dhe luan për Milanin, javën e kaluar u konfirmua se më nuk tregon simptoma të infektimit me koronavirus. Tani, shumë media italiane, pohojnë se Maldini po ashtu është shëruar dhe tashmë ka vazhduar të kryejë detyrën e tij në klub.
Italia është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit me më shumë se 135.000 të infektuar dhe 17.127 vdekje.