Vesna Besic
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe numri i personave të prekur nga virusi mbetet në shifrën 2.246, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk ka raste të reja. Deri më tani janë testuar 66.695 persona, 290 prej tyre në 24 orët e fundit. 22 persona janë në spital. Katër prej tyre janë në respiratorë", tha Shtabi i Mbrojtje civile.
Numri i përgjithshëm i personave të shëruar arrin në 2.077 me 5 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 103.