Senita Sehercehajic
29 Dhjetor 2024•Përditësim: 29 Dhjetor 2024
Me hapjen e qendrave të votimit në orën 7 të mëngjesit të së dielës, në Kroaci kanë filluar zgjedhjet ku rreth 3.7 milionë qytetarë do të zgjedhin presidentin e tyre, raporton Anadolu.
Rreth 6.700 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit, ku qytetarët kroatë do të zgjedhin mes tetë kandidatëve për president, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19 të mbrëmjes.
Kandidatët për mandatin e ri 5-vjeçar presidencial janë presidenti aktual, Zoran Milanović, kandidati dhe partneri i Partisë Social Demokrate (SDP), Dragan Primorac, kandidati dhe partneri i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), Miro Bulj, kandidatja e aleancës Mundemi, Ivana Kekin, kandidatja e partisë Atdheu dhe Tubimi Kombëtar, Branka Lozo, si dhe kandidatët e pavarur Marija Selak Raspudić, Tomislav Jonjić dhe Niko Tokić Kartelo.
Presidenti i Republikës së Kroacisë zgjidhet nga shtetasit kroatë në zgjedhje të drejtpërdrejta me një votim të fshehtë.
Nëse asnjë nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve nuk fiton shumicë absolute, organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve brenda 15 ditëve.
Në raundin e dytë, që këtë herë do të mbahej më 12 janar, do të garojnë dy kandidatët me përqindjen më të lartë të votave. Kandidati që fiton më shumë vota në raundin e dytë shpallet fitues i zgjedhjeve.