Ahmet Nurduhan
08 Prill 2022•Përditësim: 08 Prill 2022
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, njoftoi se edhe katër diplomatë të tjerë rusë që punojnë në ambasadën ruse në Mal të Zi janë shpallur "persona non grata", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se vendimi është marrë pasi njësitë e sigurisë së Malit të Zi kanë vlerësuar që diplomatët rusë kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Në deklaratë është ndarë informacioni se katër diplomatëve rusë u është dhënë afat shtatë ditë për t'u larguar nga territori i Malit të Zi dhe se shënimi zyrtar lidhur me këtë vendim i është dorëzuar Ambasadës së Rusisë në Mal të Zi.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi edhe me 4 mars kishte njoftuar shpalljen "person non grata" për një diplomat rus me detyrë në Ambasadën e Rusisë në Mal të Zi dhe se diplomatit i kishte dhënë afat 72 orë për t'u larguar nga territori i Malit të Zi.