Ekip
14 gusht 2021•Përditësim: 15 gusht 2021
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 792 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka arritur në 161.359, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 10 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 5.542 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.
Institucionet shëndetësore regjistruan 104 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.774 pacientë janë shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.055.312 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 9.270 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.043.