Fatjon Cuka
25 Qershor 2021•Përditësim: 26 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 7 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.506, ndërsa numri i të vdekurve është gjithsej 2.455.
Gjithashtu janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.975 dhe raste aktive aktualisht janë 76.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.706 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 789.025 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Ndërkohë, deri tani janë kryer në total 922.886 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 385.868 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.