Ekip
17 nëntor 2021•Përditësim: 18 nëntor 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 476 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 9 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 210.447, ndërsa numri i viktimave në 7.367.
Vendi po ashtu ka regjistruar 279 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 194.625 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8.455 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.436.695 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.145 teste të kryera brenda ditës së fundit.