Ekip
22 Korrik 2022•Përditësim: 25 Korrik 2022
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 779 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe katër viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 322.165, prej të cilëve 9.353 kanë humbur jetën.
Vendi brenda ditës së fundit regjistroi edhe 477 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 308.676.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.105.622 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.613 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 4.136.