Admir Fazlagikj
17 Shtator 2019•Përditësim: 18 Shtator 2019
Gjatë ditës së djeshme, nëpuënsit policorë në autostradën Kumanovë-Tabanoc në një kamion kanë gjetur 81 migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se ,në autostradën Kumanovë – Tabanoc nëpunësit policor i dhanë shenjë për ndalesë automjetit “DAF” me targa regjistrimi nga Shkupi, por automjeti nuk u ndalua”.
“Më pas, para fshatit Çerkez në Kumanovë, automjeti doli nga rruga. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 81 persona-migrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Migrantët përkohësisht janë vendosur në Qendrën transitore-Tabanoc”, thuhet në njoftimin.
Më tej thuhet se po punohet për zbardhjen e rastit.